Transmetuar më 08-01-2021, 15:34

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë kryer 1.648 testime, nga ku kanë rezultuar 321 raste të reja pozitive me Covid 19.

Brenda 24 orëve, janë raportuar 5 raste vdekjesh me SARS CoV-2. Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 53.264, nga 193.944 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, ndërkohë që janë regjistruar 1.368 raste vdekjesh që nga nisja e pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 persona, kurse numri i rasteve aktive është 6.896. /e.a/noa.al/