Transmetuar më 08-01-2021, 12:46

Kanë nisur hetimet nga policia italiane pranë spitalit "Ponticelli" (Napoli), për gropën gjigante që u hap në parkingun e strukturës ditën e sotme, i provokuar nga një shpërthim në orët e para të mëngjesit.

Sipas rezultateve paraprake, bëhet fjalë për një problem hidrogjeologjik. Mediat italiane raportojnë se tashmë ka nisur edhe një studim gjeologjik për të parë edhe pjesë te tjera të territorit.

Ngjarja që ndodhi mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar një shpërthimi të madh dhe duke provokuar hapjen e një grope gjigante rreth 20 metra të thellë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që disa makina të parkuara kanë përfunduar në gropë pas  shpërthimit. /e.a/noa.al/