Transmetuar më 08-01-2021, 08:57

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të vendit.

Raportohet se në Shkodër ka pasur një rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.

Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 cm. Mësohet se rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë në ujit 60 cm. Ndërkohë, në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha tokë, sipas ‘Abc neës’.

Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banoret e Obotit.