Transmetuar më 05-01-2021, 22:58

Njëmbëdhjetë burra janë akuzuar për përdhunim në grup dhe vrasje, pasi stjuardesa 23-vjeçare Christine Angelica Dacera u gjet e vdekur në një vaskë në një hotel në Filipine, shkruan Daily Mail.

Në prag të Vitit të Ri, Dacera dhe kolegët e saj mbërritën në hotelin luksoz City Garden në qytetin e Makatit.

Të nesërmen e festës së Vitit të Ri, kolegia e Dacera-s, Rommel Galida u zgjua rreth orës 10 dhe, duke menduar se Dacera ishte në gjumë, e mbuloi me një batanije dhe u kthye për të fjetur.

Kur Galida u zgjua përsëri pas disa orësh, ai vuri re se Dacera ishte pa ndjenja dhe se ajo ishte mbytur.

  Galida më pas thirri një ambulancë dhe i dha koleges së saj frymëmarrje artificiale, por ajo nuk u përgjigj. Një ambulancë e çoi në një spital në Makati, por mjekët nuk mundën ta ndihmonin dhe u shpall e vdekur.

Hetuesit aktualisht po presin një autopsi, por thanë se gjetën mavijosje dhe prerje në kofshët dhe gjunjët e Dacera-s. Ata gjithashtu thanë se kishte indikacione se ajo ishte viktimë e dhunës seksuale.

Mediat lokale shkruajnë se policia akuzoi 11 burra për përdhunim dhe vrasje të cilët po qëndronin në dhomat e hotelit që ishin afër Dacera-s.

Kreu i administratës policore të Qytetit të Makatit, Harold Depositar, tha se akuzat janë të përkohshme sepse priten gjetjet e autopsisë.

Tre burra të akuzuar tashmë janë dorëzuar në polici dhe tetë janë ende në arrati.

Një hetim për këtë rast është ende duke vazhduar.