Transmetuar më 05-01-2021, 17:12

Ka arritur në 41 numri i personave që kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i bombolave të gazit në ambjentet e brendshme të një restoranti në Ferizaj.

Vetëm pak momente më parë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë transportuar edhe pesë qytetarë, të cilët janë lënduar nga shpërthimi, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas shpërthimit, krahas ekipeve të tjera, në ndihmë të lënduarve është përshirë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 14 persona, që mbetën të lënduar nga shpërthimi.

Mes të lënduarve raportohen edhe fëmijë.

Restoranti po frekuentohej nga shumë klientë në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Po hetohet nga autoritetet shkaku i shpërthimit, si edhe nëse restoranti plotësonte kushtet e duhura të sigurisë, lidhur me bombulat që shërbenin në kuzhinë./a.m/NOA.al