Transmetuar më 04-01-2021, 22:32

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, në Arllat të Drenasit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe si pasojë një person ka humbur jetën, ndersa 7 të tjerë janë plagosur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia, e cila shkruan:

“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë, ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”