Transmetuar më 04-01-2021, 21:58

Një plagosje me thikë ka ndodhur pas një sherri mes të rinjsh në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth 20:00  në një lagje të Prishtinës.

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur pas therjes me thikë si pasojë e përfshirjes në një rrahje.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrit që lidhur me këtë rast të arrestojnë tre perona të dyshuar".

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./noa.al/