Transmetuar më 04-01-2021, 21:29

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në rrugën "Enver Maloku" në Prishtinë.

Një këmbësor dyshohet se është përplasur nga një automjet dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, mes një automjeti e një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njesitit rajonal të komunikacionit”./noa.al/