Transmetuar më 04-01-2021, 20:09

Ish-Miss Shqipëria, Afroviti Goge u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar, por ndërsa ishte 9 muajshe shtatzënë, ajo u përball me momentet e frikës dhe panikut për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Bukuroshja shqiptare kujtoi momentet e vështira, teksa theksoi se në Durrës ka qenë një tmerr i vërtetë kur ra tërmeti.

Afroviti Goge tha se iu desh që të zbriste mes shkallëve që lëviznin nga tërmeti, por pavarësisht se ishte në muajin e 9-të ishte e para nga familjarët që doli jashtë.

Ajo tregoi se për shkak të situatës iu desh të lindte djalin me stimulim përpara kohe.

“Ishte planifikuar të lindja në datë 25 dhjetor, por fëmija lindi më 19 dhjetor. Ishte lindje natyrale sepse ma sugjeroi mjekja. Ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës sime, uroj të mos përsëritet më për asnjë njeri. Në Durrës ka qenë një tmerr i vërtetë. Isha 9 muajshe shtatzënë dhe zbrita shkallët me muret që lëviznin”, tha ajo.

“Në fakt zbrita e para edhe pse isha 9 muajshe. Falë Zotit djali është mirë, pata lindje natyrale dhe për 2 orë përfundoi gjithçka. Mjekia më këshilloi që ta stimulonin, u përshpejtua se tronditja ishte e madhe, shyqyr që nuk lindi atë ditë që ra tërmeti sepse në muajin e 9-të isha, por Davidi priti. E doja shumë lindjen natyrale,”- tha ish-Missi e ftuar në “Ftesë në pesë”. /a.m/NOA.al