Transmetuar më 04-01-2021, 08:25

Një grua e moshuar në Kosovë është lidhur dhe grabitur, ndërsa hajdutët i kanë marrë 55 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në Gjurgjedelli të Kaçanikut. E moshuara jetonte vetëm në shtëpi. Mbrëmjen e së shtunës hajdutët janë futur në shtëpi në momentin që 70-vjeçarja po flinte.

Remzie Mani shprehet se tre hajdutët ishin të maskuar dhe fillimisht e goditën me grusht në kokë, e më pas edhe e lidhën.

Pas disa minutash torturë, hajdutët e detyruan t’ju tregojë edhe vendin se ku i kishte fshehur paratë që kishte grumbulluar nga pensioni i bashkëshortit, i cili për vite të tëra kishte punuar në Gjermani., shkruan Gazeta Ekspres.

Pasi morën shumën e konsiderueshme hajdutët u larguan, ndërsa policia e Kosovës ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre. /e.a/noa.al/

Foto: Google