Transmetuar më 04-01-2021, 07:33

MeteoAlb parashikon se vijon ndikimi i motit të vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë, por reshje të pakta dëbore do ketë në zonat e thella malore.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës dhe të ndërpriten nga intervale të shkurtra me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /e.a/noa.al/