Transmetuar më 03-01-2021, 15:26

Gjatë ditës së fundit janë testuar 1057 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 234 prej tyre, në Kosovë.

Katër persona kanë humbur jetën nga Covid-19  gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.

Deri më tani në Kosovë 1.344 persona kanë humbur jetën nga Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 51.965./a.m/NOA.al