Transmetuar më 03-01-2021, 08:15

Masat ajrore të paqëndrueshme që do të përfshijnë Europën jugore do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë.

Për pasojë, vranësira të dendura dhe reshje shiu mesatare do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Në skajet veri-verilindje dhe juglindje do të kemi reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C  deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare  me shpejtësi  40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.