Transmetuar më 01-01-2021, 22:51

Covid-19 dhe masat pasuese të distancimit shoqëror i kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë botërore, me mijëra familje kanë humbur të ardhura të konsiderueshme dhe shumë biznese kanë mbyllur ose duhet të mbyllin dyert.

Por financat e njerëzve më të pasur në botë kanë lulëzuar. 2020 ishte një vit i fitimeve të mëdha për shumicën dërrmuese të tyre.

Kjo është ajo që del nga një sondazh i kryer nga gazeta spanjolle El Pais, e cila ka mbledhur të dhëna për pasuritë e  tyre nga e gjithë bota, raporton noa.al.

Të marrë së bashku, 20 njerëzit më të pasur në botë kanë fituar rreth 1.77 trilionë dollarë, ose 1.440 miliardë euro më shumë se në vitin 2019.

Në krye të listës mbetet Jeff Bezos, themeluesi dhe drejtuesi i Amazon, i cili vazhdon të kryesojë listën e miliarderëve më të pasur në botë me rezultatet spektakolare të gjigantit të tregtisë elektronike në vitin e pandemisë.

Gjatë vitit 2020 kapitali i tij shkoi në 1.6 trilionë dollarë. 56-vjeçari Bezos del me një vlerë neto fitimi prej 193.7 miliardë dollarësh, 68.7% më shumë se në 2019.

Viti i artë i Elon Musk

Pas manjatit virtual të blerjeve Bezos, është Elon Musk, themelues drejtuesi  i SpaceX dhe Tesla. Musk mundi të arrijë një vlerë tregu prej njëqind miliardë dollarësh.

Biznesmeni afrikano-jugor tani ka një fitim neto prej 160.7 miliardë dollarësh. Performanca e tij ekonomike në vitin 2020 ishte shumë më e mirë edhe se e rivalit të tij Bezos.

Musk e rriti pasurinë e tij me 482%, një rritje prej afërsisht 133 miliardë dollarësh.

Në vitin 2019 Musk nuk futej në listën e njëzet personave më të pasur në botë. Me rritjen e pasurisë gjatë vitit 2020, ai tashmë është katapultuar në vendin e dytë.

Bill Gates

Në vendin e tretë të podiumit të artë është Bill Gates, me një vlerë neto prej 131.5 miliardë dollarësh.

Një rezultat që amerikani miliarder arriti falë fitimit të 18.4 miliardë dollarëve gjatë vitit që sapo përfundoi, duke shënuar një rritje prej + 16.3%.

Ish-punëtori sot një miliarder

Zhon Shanshan. Një emër që nuk thotë asgjë për shumicën, por fakti është se pronari 66-vjeçar i markës së ujit mineral Nongfu Spring arriti të shumëfishojë pasurinë e tij 11 herë më shumë në vitin 2020, duke arritur një aset të vlerësuar prej 74.6 miliardë dollarësh. Në dymbëdhjetë muaj, Z. Shanshan fitoi gati 68 miliardë dollarë, një rritje prej 997% krahasuar me 2019. Ndër faktet e njohura të biografisë së tij është se ai braktisi shkollën kur ishte vetëm 12 vjeç gjatë trazirave të Revolucionit Kulturor Kinez. Mbreti i ujërave minerale në rininë e tij ka punuar si punëtor ndërtimi, gazetar dhe shitës pijesh.

Paradoksi i fundit i jetës së Shanshan ishte se ndërkohë që populli kinez ishte i pari që pësoi fatkeqësinë e Covid, pasuritë e tij personale rriteshin jashtë proporcionit, duke e sjellë atë në listën e njerëzve më të pasur në botë.