Tre të vdekur, bie edhe numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Transmetuar më 31-12-2020, 15:47

Kosova ka konfirmuar 184 raste pozitive për Covid-19 nga 1,184 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e ditës së fundit të vitit janë raportuar tre raste fatale të lidhura me SARS CoV-2

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (52 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (85 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 51,328 raste nga 183,513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,335 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41,407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.586.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 79 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Ferizaj 7 raste, Kamenicë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Gjilan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Gjakovë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Rahovec. /a.m/NOA.al