Aktori i madh kaloi me sukses Covid-in, bashkëshortja e Zef Dedës kujton sot 42 vjetorin e martesës së tyre
Transmetuar më 31-12-2020, 13:31

Kolosi i humorit Zef Deda, në ditën e fundit të vitit, bashkë me një plejadë artistësh të një brezi të artë, mbante mbërthyer para ekranit shqiptarët.

Zef Deda me humorin brilant dhe mjeshtërinë e tij ndër vite fitoi zemrat e shqiptarëve.

Në këtë vit të vështirë, ai kaloi me sukses Covid, ndërsa bashkëshortja zbuloi se 31 dhjetori është edhe përvjetori i tyre i martesës.

Rozi Deda, bashkëshortja e aktorit të madh të skenës sonë, Zef Deda, me një urim postuar në rrjetet sociale, ka kujtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, më 31 dhjetor, bëjnë plot 42 vjet martesë me njëri tjetrin.

“Sot më 31 Dhjetor fundi i këtij vitit të padëshirushem, kemi 42 vjetorin e martesës tonë, një jetë plot gëzime e mundime e dëfrime, dashuri, punë për të rritur  familjen tonë të dashur, të lumtur e të shëndetshme. Kjo është një lumtuni për ne . Me këto dy gota ju përshëndesim.  Gëzuar, Gëzuar”, shkruan Rozi Deda në rrjetet sociale./a.m/NOA.al