Transmetuar më 30-12-2020, 19:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Gjilan. Raportohet paraprakisht se janë vrarë katër vetë, lajm të cilin e konfirmon edhe policia.

Nga raportimet e para mësohet se janë vrarë dy djem, nëna e tyre dhe babai. Ky i fundit dyshohet se është edhe autor i krimit, i cili besohet se më pas ka kryer vetëvrasje.

Vrasja e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një vrasje e katërfishtë, ende nuk dihen motivet. Rasti ka ndodhur në fshatin Pozheran të Vitisë”, i tha ai Insajderi-it./a.m/NOA.al

(Foto ilustruese, google)