Transmetuar më 30-12-2020, 18:14

Rrugët e Velipojës dhe të Durrësit janë pushtuar nga uji si pasojë e reshjeve të shiut.

Kjo situatë ka sjellë edhe trafik të rënduar.

Durrësi vijon me problematikën e njëjtë të përmbytjeve sa herë ka reshje intensive shiu.

Por edhe pse kjo situatë është bërë e zakontë, sërish nuk janë marrë masa për ta parandaluar.

Reshjet e shiut vijojnë, shoqëruar me erë të fortë. /k.k/noa.al/