Transmetuar më 30-12-2020, 17:19

Një barazim ka mjaftuar që Vllaznia të thellojë diferencën me vendin e dytë, Partizanin. Shkodranët e mbyllin me gjashtë pikë kundrejt Teutës diferencën e vitit 2020 karshi vendit të dytë dhe tani ata shihen pretendentët kryesorë për titull. Ndeshja e fundit e javës së 12-të në Kategorinë Superiore, mes Kukësit dhe Teutës u mbull 3-0 ë favor të "djemeve të detit". Pas largimit të Skënder Gegës, Kukësin e drejtoi Rrahman Hallaçi.

Tirana Vllaznia 1-1

Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, e luajtur sot në stadiumin Selman Stermasi është mbyllur në barazim me rezultatin 1-1.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh me anë të zakonshmit Enest Muçi.

Talenti pasi kaloi edhe portierin Zogoviç realizoi golin e katërt në këtë sezon.

Torasa  në minutën ‘75 u ndëshkua me të kuqe pas një ngacmimi me Isaevskin.

Katër minuta më pas erdhi barazimi i shkodranëve me autor Demirin dhe kështu deri në fund shifrat nuk ndryshuan, teksa bardheblutë marrin barazimin e katërt radhazi duke ngadalësuar shumë rrugëtimin drejt kreut.

Apolonia – Kastrioti 2-1

Apolonia ka marrë tre pikë me shumë rëndësi në ditën e fundit të Superiores për këtë sezon. Fierakët mposhtën në shtëpi me rezultatin 2-1 Kastriotin. Sfida u zhbllokua shumë shpejt teksa Da Silva shënoi i pari për miqtë në minutën e nëntë, ndërsa nga ana tjetër Gjata barazoi pas vetëm dy minutash. Në vazhdim, sfida u “mbërthye” në barazim dhe dukej se edhe ashtu do të përfundonte.

Megjithatë, bardhejeshilët ia dolën të fitonin pasi provuan deri në limite dhe në minutën e 90, gjetën edhe golin e fitores, sërish me anë të sulmuesit Gjata, i cili me një zhytje me kokë në zonë, mposhti portierin Hidi.

Pas kësaj sfide, Apolonia mbetet e fundit, por ka më shumë shpresë duke pasur tetë pikë në klasifikim, një më pak se Skënderbeu dhe tre më pak se Bylisi. Nga ana tjetër, krutanët renditen në vendin e shtatë me 16 pikë.

Laçi-Partizani 3-1

Laçi mposhti në shtëpi  Partizanin me rezultatin 3-1, teksa sfida nisi me shumë vrull duke qenë se skuadrat shënuan menjëherë brenda 10 minutave të para.

Vendasit shënuan të parët me Harmon, por Cara në minutën e 10 barazoi shifrat.

Në vazhdim, ekipet provuan të gjenin golin, megjithatë pjesa e parë u mbyll në paqe. Në fraksionin e dytë, në skenë doli një ish i Partizanit si Mentor Mazrekaj. Fantazisti shënoi dy herë teksa në dy momente befasoi Hoxhën.

Të kuqtë shënuan me Hysenin por të besuarit e trajnerit Ilir Daja duhej të pajtoheshin me humbjen dhe kështu e mbyllin në vendin e dytë aktualisht me 19 pikë. Sakaq, nga ana tjetër, kurbinasit renditen në vendin e shtatë me 17 pikë.

Skënderbeu-Bylis 4-3

Skënderbeu mori një fitore shumë domethënëse teksa ka mposhtur me rezultatin 4-3, Bylisin. Në Korçë është zhvilluar një ndeshje spektakolare dhe me shumë ritëm, teksa kjo u pa që në fillim me golat e shpejtë që u shënuan. Kështu, në minutën e 23 Mensah hapi llogaritë për vendasit, teksa Murataj barazoi pas vetëm gjashtë minutash. Pjesa e parë do të dhuronte edhe një gol teksa Skënderbeu e mbylli në avantazh falë Qaqit.

Me fillimin e fraksionit të dytë, bardhekuqtë shënuan përsëri me anë të Taipit në minutën e 49 dhe u menduar se ndeshja do të shkonte me qetësi në favor të besuarve të Ahmataj. Bylisi gjeti forcat për të shënuar dy herë brenda dy minutave me anë të Carkanjit dhe Antoni Bej.

Megjithatë, vendasit mblodhën forcat dhe shënuan edhe të katërtin për të vulosur fitoren me anë të Berishës. Skënderbeu e mbylli vitin në vendin e parafundit, por ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, dy më pak se Bylisi. /a.m/NOA.al