Transmetuar më 30-12-2020, 15:20

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar rastet e reja me koronavirus.

Nga 1.181 testime të kryera në total, kanë rezultuar pozitivë 234 raste, ndryshe nga një ditë më parë që u raportua për 109 raste të reja.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë këtyre 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Covid, 7 persona dhe janë shëruar 564 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja:

Prishtinë 88 raste, Gjakovë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Prizren 6 raste, Vushtrri 6 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Rahovec 4 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe nga një rast komunat Deçan, Drenas, Junik 1 dhe Obiliq.

Shpërndarja gjeografike e vdekjeve:

Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (73 vjeç). Prishtina prin edhe për rastet e reja me 88.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 pacientë, duke e çuar totalin e të shëruarve në 40 mijë e 987, nga 51 mijë e 144 sa kanë rezultuar pozitivë deri tani. Sakaq, 1.332 persona kanë vdekur, ndërsa 8.825 është numri i rasteve aktive në Kosovë. /e.a/noa.al/