Transmetuar më 30-12-2020, 08:40

Vijojnë lëkundjet sizmike në rajonin e Ballkanit. Pas një ditë dramatike që kaloi dje Kroacia, një tërmet i madhësisë 4.2 i shkallës rihter goditi në orët e para të mëngjesit të sotëm Greqinë.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 02:39 minuta në  veriperëndim të Aegios, raportojnë mediat lokale.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti kishte një thellësi prej 9.7 km, ndërsa epiqendra ishte 16 km në veriperëndim të Aigios dhe është ndjerë në zonat e Akaisë dhe Etoloakarnanisë.