Një vajzë e mitur humbi jetën si pasojë e tërmetit që goditi sot Kroacinë.
E mitura, 12-vjeçe, u nxor e pajetë nga rrënojat, ndërsa sipas informacioneve të medieve të huaja raportohet edhe për disa të plagosur. Tërmeti shkaktoi dëme të shumta materiale.
Një video raportoi momentin kur ekipet e shpëtimit e nxorën të pajetë vajzën e vogël nga banesa e shkatërruar. Pamjet që la pas tërmeti në Kroaci janë tronditëse.
Një tërmet me madhësi 5.2 ra edhe dje në të njëjtën zonë.
Tërmeti me madhësi 6.4 ballë të shkallës Rihter u pasua me katër tronditje, 3, 3.4, 3.7 dhe 4.4 Rihter i ka marrë jetë një vajze 12 vjeçare.
Sizmologët kroatë flasin për një tërmet jashtëzakonisht të fortë. Kryqi i Kuq Kroat thotë se ka dëme serioze në rajonin Petrinia. Tërmeti preku Slloveninë, Bosnjën dhe Serbinë përgjatë bregdetit Adriatik si dhe një pjesë të Italisë. /a.m/NOA.al
This young boy was pulled from the rubble after an earthquake in Croatia.
The 6.3 magnitude quake hit Croatia, with reports of one death, "many" injuries and damaged buildings near Zagreb.
Read more on the #earthquake here: https://t.co/9htI7sqnVI pic.twitter.com/6LWHS9Yx1z
— Sky News (@SkyNews) December 29, 2020