Transmetuar më 29-12-2020, 15:19

Në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 744 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar 109 raste të reja me koronavirus, ndërsa 8 pacientë të infektuar kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë shëruar 454  persona, me numrin e përgjithshëm që ka mbërritur gjithsej 40.423.

Numri i përgjithshëm i rasteve deri më tani në Kosovë ka shkuar në 50.910 persona të infektuar, ndërsa janë regjistruar 1.325 viktima që nga nisja e pandemisë.

Rastet e vdekjeve në 24 orët e fundit janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (61, 60 vjeç), Lipjan 2 raste (73, 68 vjeç), Dragash 1 rast (75 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (74 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë. /e.a/noa.al/