Transmetuar më 29-12-2020, 13:54

Mediat kroate raportojnë se deri tani ka humbur jetën një fëmijë si pasojë e tërmetit të fuqishëm, 6.4 ballë, që goditi vendin pak pas mesditës së sotme.

Epiqendra e tërmetit ishte Petrinja, por lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin.

Tërmeti u ndje edhe në Slloveni, Serbi e Itali. EMSC deklaron se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë në histori.

Ndërkohë me qindra banesa dhe pallate raportohet se janë shembur nga lëkundjet, të cilat janë ndier deri në Itali.