Transmetuar më 28-12-2020, 19:03

Një grua në SHBA që nuk i ka prerë thonjtë prej 28 vitesh duke arritur një prej gjatësive më të mëdha në botë, ka vendosur se është koha të arkëtojë për “arritjen” e saj duke i nxjerrë në ankand.

Dhe kjo për një çmim jo të vogël!

Yani Williams, nga Houston, Texas, ka rritur “thundrat” e saj në gjatësinë 96 cm secili dhe tashmë shpreson t’i shesë ato për rreth 40 000 dollarë në Facebook.

Ajo ka vendosur të ndahet prej tyre pasi nuk po e lënë më të bëjë punët e përditshme.

Gjyshja 54-vjeçare thotë se mezi arrin të ngasë makinën, të mbërthejë pantallonat, dhe më e rëndësishmja nuk bën dot injeksionet e insulinës, pasi është diabetike.

Ajo thotë: “Kam vendosur t’i shes ato që kur u ndava nga burri gjashtë vjet më parë, pasi është e vështirë t’i mbash kur nuk ke dikë për të të ndihmuar”.

“Jam me diabet dhe nuk bëj dot injeksionet e mia.”

Por ajo thotë se do t’i shesë thonjtë e çmuar vetëm për çmimin e duhur pasi deri tani, ofertat e marra kanë qenë shumë të ulëta.

Nëna e pesë fëmijëve thotë se i kanë ofruar 80 dollarë për çdo thua, por kjo nuk ishte e mjaftueshme: “Nuk do t’i pres derisa të gjej një blerës për të qenë.

“Deri atëherë do të vazhdoj t’i rris.”

Yani thotë se ka nisur të rrisë thonjtë prej vitit 1992.

“Fillimisht ish-burri im nuk i pëlqente por me kalimin e kohës ai ra në dashuri me to”.

“Gjëja e parë që vura te teksa rriteshin ishte se nuk laja dot më enët dhe kisha nevojë për ndihmën e burrit në shtëpi, dhe asokohe kjo më dukej një çmimi i vogël për të paguar për hobin tim.”

Ajo i lyente thonjë e saj për t’i forcuar dhe thotë se i duheshin rreth pesë ditë për t’i lyer të gjithë në një ngjyrë të re.

Në 2018, përfaqësues të rekordeve botërore Guinness erdhën për të verifikuar thonjtë e saj, që arrinin në një gjatësi totale prej 550 cm.

Rekordi i mëparshëm ishte mbajtur nga Christine “Dukesha” Walton, e cila preu thonjë e saj kur arritën në gjatësinë totale prej 728 cm.

Por tashmë thonjtë e Yani janë më të gjata dhe ajo shpreson të kenë arritur gjatësinë e rekordit.

Ajo thotë: “Është e gabuar idea që unë nuk mund të bëj asgjë prej thonjve të mia, ka shumë gjëra që mund t’i bëj më së miri, vetëm duhet të bëj kujdes të mos i dëmtoj.”

Gjatë viteve Yani ka marrë shumë vëmendje online, veçanërisht nga burrat që dëshirojnë foto të thonjve të saj.

“Gjithë kohës më kërkojnë foto, edhe thonjtë e këmbëve i kam të gjata, më shumë intieres kanë për thonjtë e këmbëve”.

Yani thotë se i ka shfrytëzuar më së miri kërkesat e pazakonta të të fiksuarve të internetit, duke shitur fotot e thonjve për 30 dollarë.

/S.H /NOA.al