Transmetuar më 28-12-2020, 15:21

Këngëtari dhe artisti  Gjergj Kaçinari në një rrëfim ndryshe për karrierën e tij, foli edhe pjesëmarrjen në festivalin e fundit të RTSH-së.

Ai tregoi edhe ‘pengun’ që i mbeti në këtë garë.

“Ajo që më ngeli si peng ishte mungesa e orkestrës live, e cila ishte e vetmja arsye që unë thashë “ok”, po marrë pjesë këtë vit. Por sigurisht eksperincat për t’u kaluar janë dhe këtë vit mendoj se ishte një eksperincë mjaft ndryshe për të gjithë" – tha ai.

Gjergj Kaçianari  i ftuar në studion e emisionit ‘Rreze Dielli’  u shpreh se këngëtarët nuk e shijuan festivalin pasi shumica ishin të fokusuar për të fituar:

‘ Si fillim, një këngë do fitojë, se nuk mund të fitojnë 20. Si vazhdim, në momentin që merr pjesë aty do bësh kompromisin, që mund të dalësh i fundit, i pari, i treti, i gjashti. Mua më vjen shumë keq që është kjo që të gjithë hyjnë për të fituar dhe ajo sikur të bukos ndonjëherë dhe nuk sheh më nga sytë”.

“Dhe shumica kanë qenë shumë, me ç’kam ndjerë unë nga jashtë, shumë të fokusuar tek ajo pjesë që kush po fiton ‘’ – u shpreh ai. Festivalin e fundit e fitoi Anxhela Peristeri.

Ndër të tjera Kaçinari tregoi edhe për një  pjesë tjetër të tij në lidhje me muzikën, duke u shprehur se është mjaft kritik për muzikën duke qenë se ka 20 vite që merret me studimin e saj.

‘’Jam njeriu më i lodhshëm kur fillojnë debatet për muzikën, sepse nuk hap rrugë fare. Kam 20 vite që studioj aktivisht muzikë dhe nuk lejoj dot asnjë gjë që të më shpëtoi. Ideja është që duhet të ketë filtra, duhet të ketë filtra më të fortë, duhet të ketë kritikë dhe dhe duhet të ketë shumë gjëra që s’janë dhe  njerëzit ndonjëherë s’kanë faj që dëgjojnë atë që dëgjojnë, se ajo i ushqehet ‘’  përfundoi ai./a.m/NOA.al