Transmetuar më 28-12-2020, 13:48

Zllatan Ibrahimoviç është duke u riaftësuar nga dëmtimi dhe kthimi nga pushimet në Suedi është planifikuar mes të martës dhe të mërkurës.

Por 39-vjeçari po mendon edhe përtej futbollit, në fushën e investimeve.

Ibra ka blerë një tokë të pyllëzuar në kufirin me Norvegjinë prej rreth një mijë hektarë (sa për të bërë një krahasim: Milanelo shtrihet mbi 16 hektarë), duke shpenzuar një shumë prej afro 3 milionë eurosh.

Pylli është i vendosur në zonën Are, aq të dashur për mbretërinë suedeze, ku 39-vjeçari zotëron një vilë afër malit Copperhill dhe atje ai pëlqen të kalojë periudhat e tij relaksuese duke iu përkushtuar gjahut, peshkimit dhe udhëtimeve me automjete bore (për të cilat, ka marrë lejet).

Investimi i shtohet shtëpisë në liqenin Kälapannsjön e përdorur si bazë për udhëtime gjuetie dhe asaj të Tvärådalen. /e.a/noa.al/