Transmetuar më 28-12-2020, 09:32

I dëmtuar disa ditë më parë ylli brazilian Nejmar është kthyer në atdheun e tij dhe po qëndron në vilën që ka në Magaratiba për t’u rikuperuar, por edhe për t’u çlodhur nga një sezon që ka qenë vërtetë i lodhshëm si fizikisht, ashtu edhe mendërisht.

Megjithatë Nejmar ka zënë faqet e para të mediave për planifikimin e organizimit të një feste madhështore natën e vitit të ri në vilën e tij, pasi thuhet se ka ftuar më tepër se 500 persona për të qenë të pranishëm.

Ylli brazilian ka ndërtuar edhe një diskotekë enkas për festën, ku pjesëmarrësit duhet të zbatojnë rregullin dhe të shkojnë pa telefona me vete.

Ky lajm ka shkaktuar polemika në Brazil, aq më tepër që bëhet fjalë për një periudhë “të nxehtë” pandemie, me Brazilin që është vendi i tretë në botë për numrin e të prekurve.