Transmetuar më 27-12-2020, 19:08

Në Dubai, janë dhënë çmimet e "Globe Soccer Awards 2020", vlerësimet  e rezervuara për protagonistët e futbollit botëror të sezonit të kaluar dhe të viteve 2000.

Protagonisti i madh i mbrëmjes ka qenë Kristiano Ronaldo, i cili u zgjodh "lojtari më i mirë i shekullit" përpara rivalit të tij të përjetshëm Leo Mesi. Titulli i "lojtarit më të mirë të vitit" shkoi për sulmuesin Levandovski.

Sa për çmimet e tjera të njëzet viteve të fundit, Guardiola u shpall trajneri më i mirë, klubi më i mirë, ai i Real Madridit dhe agjenti më i mirë i futbollistëve, Horge Mendes.

Nga ana tjetër, për titujt e tjerë të sezonit të kaluar, trajneri Flik shkëlqeu midis teknikëve dhe Bajern Mynih midis klubeve. Çmimi i arritjeve të jetës, u dha për spanjollët Piké dhe Kasiljas.

Çmimet

Kristiano Ronaldo është zgjedhur futbollist i shekullit (2001-2020).

Çmimin “Lojtar i Vitit” e ka fituar polaku i Bajern Mynih, Robert Levandovski.

Pep Guardiola fiton çmimin “Trajneri i Shekullit”, ndërsa “Trajner i Vitit” zgjidhet Flik.

“Agjenti i Shekullit” i shkon menaxherit të Kristiano Ronaldos, Jorge Mendes.

/e.a/noa.al/