Transmetuar më 27-12-2020, 16:54

Një lajm tronditës vjen nga bota e sportit, pasi është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare notari shqiptar Klavio Meca. Lajmin e trishtë e njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

Burime shprehen se Meca pësoi një atak kardiak sapo doli nga një lokal në Prishtinë, ku ishte me disa shokë.

Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive, ku në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03

“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjeç. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…", – thuhet në njoftim.

Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive, ku në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ai Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.

"KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion!  Do të na mungosh…!”, – mbyllet postimi i KOKSH.