Transmetuar më 27-12-2020, 15:17

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.012 testime të kryera gjithsej në Kosovë, janë regjistruar 215 raste të reja pozitive dhe 4 të vdekur, përkatësisht nga komunat: Ferizaj 2 raste (70, 69 vjeç), Drenas 1 rast (52 vjeç) dhe Istog 1 rast (61 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 50.620 nga 179.402 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 1.309 raste vdekjesh.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 428 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.562 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.749.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.