Transmetuar më 27-12-2020, 09:59

Kosova është përfshirë nga reshje dëbore, ku më të shumta janë regjistruar në Prishtinë.

Reshjet e para të borës kanë rënë në qytetet e Dragash, Prizren, Lipjan, Prishtinë, Malishevë, e në vende të tjera.

Deri tani nuk është raportuar për probleme serioze si pasojë e reshjeve.

Vetëm në disa zona malore këshillohet që të përdoren zinxhirë.

Sipas parashikimit të motit, pritet që kjo situatë të zgjasë edhe javën e ardhshme. /k.k/noa.al/