Transmetuar më 27-12-2020, 07:27

Në Shqipëri reshjet e shiut do të mbizotërojnë thuajse në të gjithë territorin, në pjesën më të madhe të ditës.

Madje në zonat malore dhe verilindore, priten edhe reshje në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 0°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 07°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 10°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

E gjithë java e ardhshme po ashtu do të karaktarizohet nga mot i paqëndrueshëm, reshje shiu si edhe ulje temperaturash. /k.k/noa.al/