Transmetuar më 26-12-2020, 12:08

Agan Halili, vëllai i 30-vjeçarit Miran Halili, i cili vrau babain e tij me thikë në Prizren, u shpeh se i vëllai i tij ka vuajtur nga probleme mendore prej 10 vitesh.

Vëllai i 30-vjeçarit, përmes një postimi në Facebook tha se Miran Halili ka qenë për kurim disa herë në Klinikën Psikiatrike në Prishtinë.

Më pas është liruar nga spitali pa ndonjë sqarim.

I vëllai ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës, ndërsa thotë se i ka telefonuar para tre ditësh duke i njoftuar për kërcënimin, por pretendoi se kërkesën e tij nuk e kanë marrë me seriozitet.

Postimi i plotë i Agan Halilit:

Të dashur të afërm, shoqeri, e qytetarë të Kosovës. Ndjej detyrim moral të hedh dritë e të ju sqaroj drejtësisht mbi ndodhinë që preku familjen tonë. Familjes sime, babait tim të ndjerë, një njeri që e njihte një Prizren i tërë me rrethinë për zemërgjerësinë, urtësinë e tij, padrejtësisht po i hidhet faji për pakujdesi e çthurje në familje. Fillimisht nuk ka qenë zenkë në familje, e te ju vijë turp atyre që e nxorrën lajmin të tillë. Ai që kreu krimin, vellau im, është i semurë psiqik, ka çrregullime personaliteti, skizofreni dhe depresion.

Ka 10 vite që e vuajmë këtë çrregullim të tijin. Vellau ka qenë në trajtim disa herë në Prishtinë, është mjekuar e më pas është liruar pa protokoll të qartë nga spitali, pa udhëzues të qartë se si duhet të shkojë trajtimi në vijim. Vëllau ka qenë i dhunshmëm edhe jemi detyruar disa herë ta çonim sërish në Psikiatri në Prishtinë, e shumë herë të tjera kemi kërkuar ndihmën e policisë.

Ne e kishim vëllaun tonë, në rrugë nuk e linim dot, por edhe zgjidhje për këte gjendje jashtëzakonisht të vështirë nuk morëm kurrë nga shteti. I ndjeri babi im, e ka vuajtur edhe më shumë sepse ai është përfshirë edhe më shume në sëmundjen e vëllaut, e ka çuar ai vet në spital e polici, i ka dhenë ai ilacet me forcë, e ka nxjerr ai më shpesh se të gjithë për kafe qe ta kthente në normalitet. Duke parë gjendjen e rënduar të vëllaut ne kemi lajmëruar policinë e Prizrenit para 3 ditësh para se të ndodhte ky krim, ata kanë ardhur e kanë çortuar me fjalë si mund të çortosh një 2-vjecar edhe kanë ikur. Përgjegjësia për këte përfundim tragjik i takon vetëm institucioneve të Kosovës që janë përgjegjëse për të tilla probleme./a.m/NOA.al