Transmetuar më 26-12-2020, 10:30

Dy të rinj shqiptarë nga Lugina e Preshevës kanë humbur jetë në një aksident tragjik.

Ata ndërruan jetë pas një aksident të rëndë që ndodhi dje në rrugën Lluçan, afër fshatit Dobrosin të Bujanocit.

Në aksident janë plagosur 6 nxënës të shkollës së mesme, ku dy prej tyre kanë humbur jetën.

Ndërsa, katër të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Nishit.

Të rinjtë që humbën jetën iu përkasin familjeve Bilalli dhe Sabedini.

Lajmin e ka konfirmuar fillimisht deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjëve në fshatin Lluçan.Shuarje shpresë e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë”.

“Allahu i lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën”.

“Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve”, shkroi Kamberi.

Edhe ish-ministri  Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një mesazhi ngushëllimi ndau lajmin e trishtë.

“Lajm shumë i rëndë, vdekja aksidentale e dy të rinjëve shqiptar nga Bujanovci i Luginës”.

“Dy të rinjë, sot u shuan duke lënë pas dhimbje të madhe jo vetëm për familjet e tyre por për të gjithë”.

“Ngushëllime të sinqerta të afërmëve ndërsa të lënduarve të tjerë, u dëshiroj shërim të shpejtë”, -shkroi Pacolli në mesazhin e ngushëllimit./a.m/NOA.al