Transmetuar më 26-12-2020, 08:45

Një tufë ujqërish terrorizojnë dhe mbajnë me frikë një fshat të tërë.

Ngjarja raportohet në rajonin Burzian të Bashkortostan, Rusi.

Fshatarët postuan një video në mediat sociale.

Sipas autorëve të regjistrimeve, kafshët e egra hapën rrugën nga pylli në fshatin Gadelgarejevo, duke izoluar banorët.

Njerëzit kanë frikë, kanë frikë të largohen nga shtëpia në mbrëmje, sepse nuk dihet se kur ujqërit do të rishfaqen, thonë vendasit.

Disa qen roje janë zhdukur tashmë, nga frika e “mysafirëve të paftuar”. Autoritetet pritet të marrin masa për të çliruar fshatin nga paniku/a.m/NOA.al