Transmetuar më 25-12-2020, 21:49

Këto janë pamjet e një aksidenti tragjik të ndodhur ditën e sotme në Argjentinë.

Në to duket një makinë e cila merr përpara nënën bashkë me djalin e saj vetëm 6 vjeç.

Më pas, drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur, nëna me të birin kalonin në vijat e bardha dhe një makinë që futet me të kuqe i merr përpara.

Debora Agosti tentoi të mbrojë djalin e saj Isaac Sus, i cili edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetonte. /k.k/noa.al/