Transmetuar më 25-12-2020, 09:56

Një aksident i tmerrshëm automobilistik ka ndodhur para pak ditësh në Argjentinë, ku nënë e bir janë përplasur dhunshëm nga një automjet.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur, nëna me djalin 5-vjeçar kalonin në vijat e bardha dhe një makinë që futet me të kuqe i merr përpara.

Debora Agosti tentoi të mbrojë djalin e saj Isaac Sus, i cili edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetonte. Ndërkohë që Debora mbijetoi, duke pësuar plagë të rënda.

Autoritetet kanë lëshuar një urdhër arresti drejtuesin e mjetit, një 21-vjeçar, i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja. /e.a/noa.al/