Transmetuar më 25-12-2020, 07:32

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, dita e sotme nis me reshje shiu e dëbore në zonat veriore, por vranësira të dendura do të paraqiten në qëndër dhe jug dhe jug të vendit.

Këto kushte atmosferike mbeten deri në mesditë, kur vranësirat dhe reshjet do të përfshijnë qendrën dhe vonë në mbrëmje gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 1-2°C në zonat malore deri në 14°C në Jugperëndim.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 – 5 ballë.