Transmetuar më 24-12-2020, 13:43

Pas divorcit me “Portokallinë”, Xhemi Shehu duket se ka nisur një jetë të re.

Ish-prezantuesja e emisionit të humorit, pavarësisht largimit, paraqitet me humor të mirë, ndonëse kjo periudhë është jo pak e vështirë.

Natyrshëm, kudo atë e shoqëron buzëqeshja.

Dhe për të qenë gjithmonë e tillë, ka menduar që edhe t’i kushtojë rëndësi shëndetit të gojës.

Shemi Shehu ka ndarë dy foto në rrjetet sociale, gjatë ditës së sotme, ku pas vizitës te dentisti shfaqet në ambjentet e një lokali, e vetme, dhe e qeshur si gjithmonë.

Buzëqeshja thonë shpesh se të zgjat jetën dhe kjo bëhet edhe më e rëndësishme për periudhën që po kalojmë./a.m/NOA.al