Transmetuar më 24-12-2020, 00:09

Një sinjal misterioz radioje është kapur nga astronomët e “Breakthrough Listen Project” me radioteleskopin Parkes, që gjendet në Australi.

Sinjali vjen nga drejtimi i yllit më afër Diellit, Proxima Centauri, me largësi 4,2 vite dritë, dhe është identifikuar duke analizuar të dhënat e mbledhura në vitin 2019.

Lajmi, i përhapur nga media britanike, është konsideruar me kujdes nga Seti (Search for Extraterrestrial Intelligence), që në sajtin e saj vëzhgon se burimet e mundshme të sinjalit mund të jenë të ndryshme.

Sinjali, me një frekuencë emetimi 982 megahertz, nuk duket se vjen nga një antenë tokësore.

Por nëse nuk është sinjali i një sateliti, çfarë tjetër mund të jetë?

Seti shpjegon që është e mundur që të vijë nga diçka që ndodhet pas Proxima Centauri.

Nëse nuk vjen nga Proxima Centauri, mund të jetë diçka që ndodhet shumë përtej.

“Ka shumë shpjegime të mundshme, por deri kur mos ta dimë me siguri- përfundon Seti – duhet të vazhdojmë të konsiderojmë edhe hipotezën aliene mes mundësive”./noa.al/