Transmetuar më 23-12-2020, 19:01

Ndeshja kryesore e javës së dhjetë në Kategorinë Superiore, mes Kukësit dhe Tiranës, është mbyllur në barazim pa gola, duke i dhënë Vllaznisë mundësinë të shhkëputet edhe më tepër nga vendi i dytë.

Në “Elbasan Arena”, Kukësi i drejtuar nga Skënder Gega ishte më kërkues thuajse gjatë gjithë takimit.

Kukësi ishte i pafat, pasi goditi një traversë dhe një gol iu anulua  Ese në pjesën e dytë.

Pavarësisht rasteve të krijuara, verilindorët nuk mundën të realizonin të paktën një gol ndaj kampionëve në fuqi të futbollit shqiptarë.

Barazimi shkon në favorin e Vllaznisë, e cila me fitoren 1-0 ndaj Apolonisë, pas javës së 10-të e ka çuar në 5 pikë diferencën nga Kukësi që mban vendin e dytë.

Kukësi-Tirana  0-0

Kukësi: Tafa, Demiri, Horiç, Bytyçi, Kotobelli, Lulaj (54′ Gashi), Taipi (90′ Ymeri), Limaj, Ibraimi, Leiria, Eze

Trajner: Skënder Gega

Tirana: Bekaj, Hoxhallari, Najdovski, Toshevski, Vrapi, Batha, Muçi, Toli, Gyamfi (46′ Sasraku) (85′ Musaj), Halili (75′ Nuriu), Torasa (75′ Gjumshi). Trajner: Nevil Dede

Kartonë të verdhë: Horiç / Toli

Gjyqtar: Klajdi Kola

/a.m/NOA.al

Lexo edhe rezultatet e ndeshjeve të tjera të javës:

Java X/ Vllaznia ‘blindon’ kreun në Fier, në ‘ngjitje’ Partizani dhe Laçi, triumf i Teutës në Korçë