Transmetuar më 24-12-2020, 07:06

Një ‘stacion’ para festave të fundvitit, zgjidh për veten dhuratën më të bukur

Për lëkurën  

Në një prej këtyre ditëve të vitit, kur portofolin ke vendosur ta hapësh pak më shumë, me siguri, ke menduar edhe për t’i bërë dikujt një dhuratë për festa. Të mbahet mend që njëra prej mikeshave të kishte kërkuar një krem hidratant, i cili të kishte disa funksione njëkohësisht?

Po rastin kur u fute në një dyqan që tregtonte produkte estetike dhe pas disa provash, nuk zgjodhe asgjë? Ndoshta mban mend edhe rastin kur e nise kremin vetëm një javë (e shumta), por pastaj nuk e aplikove më, sepse po të krijonte irritime në lëkurë? Po rastin kur…

Mirë pra, rastet që mund të kujtosh janë të panumërt, por gjërat këtë herë kanë ndryshuar. Si i gjithë viti, aspak i pazakontë, i tillë është edhe ky fundvit. Do të të dhurojë shkëlqimin e lëkurës, por në asnjërën prej metodave që mund të kesh përdorur deri tani.

Nëse nuk je mësuar të bësh kompromis me cilësinë, atëherë është koha jote dhe je në vendin e duhur. Për gjithçka të duhet në lidhje me flokët dhe lëkurën, SKIN NOVIS është vendi ideal. Jo vetëm sepse është një brand i ri me produkte organike për kujdesin e lëkurës dhe të flokëve, por, mbi të gjitha, sepse ka në thelb një koncept universal për shëndetin dhe të bukurën.

Gjuha me të cilën prezantohet në tregun shqiptar ky brand është ajo që prezanton formulat revolucionare, përbërësit e çmuar dhe me performancë të lartë bimore dhe shtazore, formula të përqëndruara dhe të pasura me përbërës aktivë që sjellin ndryshime dhe veprojnë në thellësi me efekte të dukshme.

Koha që i kushton vetes nuk duhet të jetë kurrë kohë e humbur, sepse SKIN NOVIS ka menduar për të gjitha:

Çfarë është SKIN NOVIS?

Një brand shqiptar që ka një qëllim të vetëm: të ofrojë produkte organike, ekologjike me performancë të lartë, me përbërës aktivë të cilësisë më të lartë dhe me përbërës delikatë të nxjerrë në mënyrë natyrale, por në të njëjtën kohë edhe shumëfunksionale.

Cilat janë produktet që ofron?

Kjo markë do t’ju bëjë të kuptoni çdo nuancë të vogël pas çdo produkti që përmban dhe do të njiheni me një kompani që me sakrificat dhe ëndrrat e veta ka arritur të krijojnë diçka të re, unike dhe efektive, të krijuar për përdorim të përditshëm.

●LINJA me 4 produkte dhe 1 Coming Soon që do të jetë produkt për bebe

●Formula Revolucionare e REPARANDO Regenerating Cream i ofron lëkurës 3 përfitime: primer, rigjenerues, pasi stimulon prodhimin e kolagjenit, dhe lufton rrudhat. Ideal për të gjitha llojet e lëkurave, forcon lëkurën për të ndihmuar në rezistimin e shenjave të plakjes, i dhuron shkëlqim dhe zbut rrudhat. Falë përbërësve organikë, si gjalpi i dhisë, depërton deri në 8 shtresa të sipërfaqes së lëkurës. Bli tani!

●SOLIDUM – Anti Hair loss Spray

●Produkt me formulë revolucionare, i cili ndihmon kundër rënies dhe nxit daljen e flokëve të reja. I pasur me vitaminën A, kompleksin e vitaminave B, E, C, D, minerale si selen, zink, hekur dhe magnez. Formuluar me përbërës, të cilët nuk kanë efekte anësore si: hithra, bima e bishtit të kalit, mente që trajtojnë problemin e humbjes së flokëve, ndihmojnë në stimulimin e rritjes së flokëve tek femrat dhe meshkujt dhe nuk kanë efekte anësore.

MERIDIEM HYDRATING FACE CREAM

Ka efekt shkëlqyes në lëkurë, pasi ka vitamin A dhe C. Shumëllojshmëria e përbërësve unikë të përzgjedhur për këtë spray hidratues janë balancuar në mënyrë perfekte për t’i dhuruar lëkurës shkëlqim, hidratim, tonifikim dhe mbrojtje nga dielli. Shumëllojshmëria e përbërësve unikë të përzgjedhur për këtë spray hidratues janë balancuar në mënyrë perfekte për t’i dhuruar lëkurës shkëlqim, hidratim, tonifikim dhe mbrojtje nga dielli. Bli tani!

LAVA SOAP

Sapun me përbërës organikë. Ideal për lëkurat e yndyrshme. Ndihmon në përtharjen e akneve. I pasur me vitaminat A, E dhe minerale si fosfor, kalcium, magnez dhe zink. Përbërja është krijuar posaçërisht për t’u kujdesur në mënyrë perfekte për lëkurën tuaj, duke balancuar vajin në fytyrë, ndihmon në zhdukjen e akneve, ju dhuron një freski në fytyrë, përmirëson teksturën dhe e bën më të shëndetshme lëkurën. Bli tani!

Ne formulojmë me përbërës të certifikuar organikë, të cilët ulin në mënyrë dramatike mbetjet nga pesticidet, kimikatet e panevojshme sintetike dhe mbetjet e plehrave sintetike në përbërësit e produktit tonë.

Meqenëse lëkura mund të thithë deri në 60% të asaj që vendoset në të, ne përpiqemi që gjithçka të jetë e prodhuar me dashuri për lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm. /noa.al/