Transmetuar më 23-12-2020, 15:56

Nuk shkoi edhe aq mirë eksperienca e një burri që tentoi të imitonte Santa Klausin.

Parashuta e tij u ngatërrua në linjat e  energjisë elektrike, dhe për ta shpëtuar u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Kris Kringle, qëndroi i varur në një prej zonave të Kalifornisë, në SHBA.

Christopher Vestal, kapiteni i zjarrfikësve tha se Santa ishte duke shpërndarë karamele për fëmijët e zonës.

Burri i veshur si Santa po i mbante karamelet e tij në parashutën si “aeroplan reaktiv” të cilin departamenti e përshkroi si  një  “dritë .”

“Ai përdorte një motor të vogël  dhe një ventilator për ta shtyrë parashutën në ajër,” tha Vestal.

Për fat të mirë ai shpëtoi pa dëmtime. /k.k/noa.al/