Transmetuar më 23-12-2020, 15:22

Vijon të pësojë ulje numri i të infektuarve në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 271 raste të reja nga 1.066 testime të kryera. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste vdekjesh me SARS CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 49.577 nga 175.052 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe ai i vdekjeve ka shkuar në 1.284 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 417 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.572 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.721.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç).