Transmetuar më 22-12-2020, 17:41
Është arrestuar personi që sulmoi fizikisht gazetarin, Valon Syla, në Prishtinë.
Publicisti Valon Syla njoftoi se autori i sulmit është duke u dërguar në Polici.
“I falënderoj policinë dhe të gjithë që reaguan në mbrojtjen time. Personi i dyshuar është rrugës për në polici. Unë jam mirë dhe së shpejti nesër do të jem në një debat televiziv. Te fala”, – tha Syla.
Publicisti është rrahur sot në rrugë nga një emigrant.
Ai foli ashpër për diasporën shqiptare pak ditë më parë, duke kritikuar sjelljen e shqiptarëve kur kthehen në vendlindje. Kjo dyshohet paraprakisht se është edhe arsyeja e rrahjes nga emigranti./a.m/NOA.al