Transmetuar më 22-12-2020, 15:34

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi dhjetë viktima gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë, nga 841 testime të realizuara , 137 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid.

Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Gjakovë 19 raste, Gjilan 7 raste, Suharekë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Pejë 5 raste, Prizren 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas, Ferizaj, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Podujevë dhe  Rahovec.

Autoritetetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, gjithashtu edhe me kthimin në atdhe të emigrantëve, duke apeluar për më shumë ndërgjegjësim. /e.a/noa.al