Transmetuar më 22-12-2020, 14:44

Një piton i madh mbi një metër e gjysmë i gjetur në një pusetë ka tmerruar qytetarët.

Ngjarja ndodhi në San Cristoforo, Katania, dhe ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë, ekipit të zjarrfikësve të cilët, të ndihmuar nga krerët e federatës në mbështetje të natyrës dhe stafi veterinar i Katanias, për të vënë nën normalitet situatën.

Ata gjetën një ekzemplar të madh të pitonit mbretëror (Pyton regius). Nxjerrja e gjarprit nëpër grilat e ngushta ku ishte futur nuk ishte i lehtë, por në fund zvarraniku u nxor pa asnjë dëmtim.

Kafsha ishte e zbutur dhe mbahej nga njerëzit, pra dikush e kishte pasur atë më parë.

Ndoshta duke mos qenë më në gjendje të kujdesej për të, vendosi ta braktisë. Sidoqoftë, kafsha u gjet në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, por midis kanalizimeve, besohet se ishte larguar për të gjetur diçka për të ngrënë.

“Pitoni Mbretëror” mbrohet nga Konventa Ndërkombëtare e Qyteteve dhe tregtimi apo edhe posedimi i tij lejohet vetëm në prani të certifikatave dhe dokumentacionit të duhur. Kurioziteti i kalimtarëve ishte  madh, ashtu edhe frika (në çdo rast pitoni mbretëror nuk është helmues dhe rrallë i rrezikshëm për njerëzit).

Kafsha është marrënga autoritetet dhe do t’i besohet Parkut “Carini”. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar personin përgjegjës për braktisjen e gjarprit dhe nëse ai mund të ketë në zotërim dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e tij./a.m/NOA.al