Transmetuar më 22-12-2020, 13:31

Gazetari kosovar, Valon Syla, raportohet se është sulmuar fizikisht ditën e sotme në Prishtinë. Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Pejton” në rrugën “Robert Doll”.

Në pamjet e publikuara nga mediat e Kosovës shfaqen momentet kur gazetari Syla goditet me grushte nga një person.

Në një moment, Syla provon të largohet, por agresori nuk e lëshon dhe vazhdon ta qëllojë me grushte.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të emigrantëve që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve. Lajmi i dhunimit të gazetarit Syla është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.