Transmetuar më 21-12-2020, 20:27

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës, 19:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.

Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur nga aksidenti.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Rreth orës 19:00, në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”./noa.al/